Disfata ndaj Kilit, notat e futbollistëve të Kombëtares shqiptare

Futboll

Disfata ndaj Kilit, notat e futbollistëve të Kombëtares shqiptare

Më: 23 mars 2024 Në ora: 11:12
Shqipëria

Shqipëria regjistroi një humbje zhgënjyse 0-3 ndaj Kilit në miqësoren e zhvilluar mbrëmjen e së premtes në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës.  

Kuqezinjtë nuk arritën të regjistronin asnjë gjuajtje në kuadratin e portierit Bravo.

Skuadra e Silvinjos dukej e pakoordinuar, duke mos përmbushur aspak pritshmëritë e tifozëve të shumtë që ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit.  

Për sa i përket notave, faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, ka vleësuar me notat më të larta, Jasir Asanin dhe Kristjan Asllanin, 6.9, ndërkohë që pas tyre vjen Qazim Laçi, i cili u fut nga stoli.

Mesfushori dibran u vlerësua me notën 6.8. Ndërkohë më pak të vlerësuarit rezultojnë Hysaj dhe Strakosha me notat 6.2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat