Mungesa e Kvaratskelias nuk ndal Gjeorgjinë, siguron finalen e play-off për Europianin

Futboll

Mungesa e Kvaratskelias nuk ndal Gjeorgjinë, siguron finalen e play-off për Europianin

Më: 21 mars 2024 Në ora: 20:24
Gjeorgjia

Ndeshjet e sotme të play-off për Euro 2024, kanë nisur me një duel mes Gjeorgjisë dhe Luksemburgut, të cilat përballeshin në gjysmëfinalet e Ligës C për një vend në këtë aktivitet.

Dhe skuadra gjeorgjiane, edhe pse nuk kishte në radhët e veta Kviça Kvaratskhelian, ka bërë detyrën duke siguruar finalen.

Kvara mungonte në këtë sfidë pasi kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë në ndeshjen e fundit në fazën në grupe, por detyrën e tij e ka bërë më së miri Budu Zivzivadze.

Sulmuesi i Karlsruhes në Gjermani, ka shënuar nga një gol në secilën pjesë loje për t’i dhënë një sukses të thjeshtë ekipit të tij me shifrat 2-0 ndaj luksemburgasve të cilët mbetën me 10 lojtarë që në minutën e 58 të ndeshjes pas kartonit të kuq të Çano.

Tani Gjeorgjia pret të mësojë kundërshtarin e finales, i cili del nga sfida mes Greqisë dhe Kazakistanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat