Pickford: A do largohet Southgate nga Anglia?

Futboll

Pickford: A do largohet Southgate nga Anglia?

Më: 21 mars 2024 Në ora: 20:09
Pickford

Euro 2024 mund të jetë turneu i katërt dhe i fundit i Gareth Southgate në krye të kombëtares së Anglisë.

Kontrata e trajnerit të “Tre Luanëve” me Federatën Angleze të Futbollit skadon në fund të këtij viti dhe në mediet angleze po raportohet për një kalim të mundshëm të tij në krye të Manchester United.

I pyetur për këtë çështje, portieri i Anglisë, Jordan Pickford theksoi se për momentin ata po mendojnë vetëm për të fituar Europianin Gjermani 2024.

“Ne kemi një qëllim dhe ai është të fitojmë EURO 2024-ën. Ne si lojtarë, mendoj edhe trajneri dhe stafi, jemi të fokusuar në këtë qëllim. Mendoj se të gjitha thashethemet rreth çdo teme tjetër ka të ngjarë të diskutohet më pas”-deklaroi Pickford.

53-vjeçari ka udhëhequr “Tre Luanët” që nga viti 2016 deri më tani dhe gjatë kësaj periudhe ai ka arriti të ishte në çerekfinale të Kupës së Botës Katar 2022 dhe në finalen e Europianit 2021, që e humbi në përballjen me Italinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat