Koopmeinersi: Për ca klube në Angli, do ta duroja edhe shiun

Futboll

Koopmeinersi: Për ca klube në Angli, do ta duroja edhe shiun

Më: 21 mars 2024 Në ora: 18:28
Mesfushori i Atalantës, Teun Koopmeiners

Mesfushori i Atalantës, Teun Koopmeiners, e ka pranuar që dëshiron të largohet nga ky klub gjatë afatit kalimtar veror.

Ai po përflitet për një kalim eventual te njëri prej gjigantëve, Liverpool ose Juventus.

“I kam thënë Atalantës që dua të largohem verën e ardhshme, mirëpo duhet të ketë diçka njëmend interesante për mua që të largohem nga Bergamoja”, ka thënë Koopmeinersi për De Telegraaf.

“E fejuara ime dhe unë po kalojmë shumë mirë në Itali, por për disa klube në Angli ia vlen edhe ta duroj hsiun. Shpresoj që të më paraqiten opsione për të cilat mund të mendoj, dhe shpresoj që Atalanta të fitojë një shumë të majmë nga unë, sepse kam kaluar një kohë të mrekullueshme në Bergamo”, ka thënë holandezi që vlen rreth 48 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat