Arteta thur elozhe për mbrojtësin

Futboll

Arteta thur elozhe për mbrojtësin

Më: 21 mars 2024 Në ora: 14:35
Mikel Arteta

I ardhur nga Bolonja në fund të merkatos së verës 2021, mbrojtësi japonez Takehiro Tomiyasu është në sezonin e tij të tretë në Arsenal.

Ai do të qëndrojë në Premier League për një kohë të gjatë, pasi palët kanë nënshkruar një kontratë të re, deri në vitin 2026.

Lajmi u zyrtarizua së fundi nga klubi londinez. Ai që ka bekuar këtë marrëveshje të re është trajneri i “topçinjve” Mikel Arteta: “Jemi shumë të lumtur që e ardhmja e tij është këtu me ne.

Përveç aftësive të tij, ajo që na pëlqen tek ai është edhe qëndrimi i tij”.

“Mentaliteti dhe vlerat e Tomit janë të nivelit të lartë.

Ai është i dashur nga të gjithë dhe ka qenë pjesë e pandarë e ekipit që kur u bashkua me ne.

Mënyra se si ai stërvitet, me dëshirën dhe vendosmërinë e tij për të qenë versioni më i mirë i vetes çdo ditë, është e admirueshme”, tha Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat