Dëmtimi i Courtois i jep rastin e artë

Futboll

Dëmtimi i Courtois i jep rastin e artë

Më: 21 mars 2024 Në ora: 13:52
Andriy Lunin

Edhe pse ishte fare pranë rikthimit në fushë, Courtois u dëmtua përsëri, duke humbur kështu edhe pjesën tjetër të mbetur të sezonit.

Për këtë arsye, Real Madrid ka vendosur të mbështetet totalishte te Andriy Lunin.

Ukrainasi ka kryer disa paraqitje fantastike me fanellën e spanjollëve, duke fituar kështu besimin e drejtuesve të klubit.

Real Madrid tashmë ka vendosur t’i propozojë gardianit të portës kontratë të re.

Aktualja skadon në qershor të vitit 2025, por në fund do të jetë Lunin i cili do të vendosë nëse do ta pranojë këtë rinovim kontrate.

Për “Los Blancos”, portieri ukrainas shihet si e tashmja dhe e ardhmja e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat