Një “Modriç” i ri, “ylli” shqiptar

Futboll

Një “Modriç” i ri, “ylli” shqiptar

Më: 19 mars 2024 Në ora: 14:20
Feta Fetai

Është dalluar që në moshë të vogël. 

Një “Modriç” i ri, “ylli” shqiptar!

Një shqiptar trupvogël nga Çairi i Shkupit është kthyer sot në një objekt admirimi dhe vëmendjeje në Kroaci.  Feta Fetai, mesfushori 18-vjeçar, pasi shkëlqeu në futbollin e moshave të Maqedonisë së Veriut, u bashkua me skuadrën e Lokomotiv Zagreb, , në Ligën e Parë kroate, ku gjithashtu arriti të shkëlqejë.

Performancat e tij fantastike nuk kanë shpëtuar pa u vënë re edhe nga tekniku i Kombëtares U21, Alban Bushi, i cili i bëri “ftesën”, në kuadër të përballjeve kualifikuese të Euro 2025, ndaj Zvicrës e Finlandës, teksa për mikrofonin e ABC News ka treguar edhe emocionet e grumbullimit të parë me ngjyrat “Kuqezi”.

“Është kënaqësia më e madhe të luash për Kombëtaren e Shqipërisë dhe padyshim kënaqësia më e madhe e çdo shqiptar. Ftesë kam patur edhe nga Maqedonia e Veriut U21, interesim ka shfaqur edhe Kroacia, por në fund zgjodha të luaja për Shqipërinë”.

Mediat kroate dhe vetë Bushi e kanë cilësuar “Modriç i ri”.

“Pozicioni im ngjason me atë të Modric, por në fund të fundit, ai është një ‘tjetër klasë’, por jam i mendimit se me punë gjithçka mund të arrihet, nëse ke dëshirë mund të arrish shumë më lart. Deri tani i ngjasoj, pasi pikë të fortë kam pasimin, vizionin e lojës dhe vrapimin”.

Si po i shkon aventura në Ligën e Parë të Kroacisë?

“Gjithçka po shkon shumë mirë. Prej 8 muajsh po luaj në Kroaci. Ka shumë shqiptarë, që më kanë ndihmuar. Një prej tyre është edhe shoku i Kombëtares, Jon Mersinaj. Jam i kënaqur si po shkon dhe shpresoj të shkojë edhe më mirë”.

Fetai bën një parashikim edhe për kombëtaren në Euro 2024.

“Besoj se është një ekip i mirë. Janë lojtarë me emër dhe besoj se do të ketë rezultate të mira dhe shpresoj, që pse jo të kalojnë në fazën me eleminim direkt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat