Legjenda lë jashtë veteranët

Futboll

Legjenda lë jashtë veteranët

Më: 19 mars 2024 Në ora: 11:16
Lotar Mateus

Kombëtarja e Gjermanisë do përpiqet të vendosë “nderin në vend” pas dështimeve të njëpasnjëshme në kompeticionet madhore. Triumfi në Botërorin “Brazil 2014” ka mbetur kujtimi i fundit që tifozët e “pancerave” mburren, por që prej asaj etape gjithçka ka marrë për poshtë.

Julian Naglesman i është caktuar detyra e vështirë në “timonin” e Gjermanisë, rikthimin e lavdisë dhe besimin e tifozëve.

Lotar Mateus në rubrikën e tij te mediumi “Sky Sport.de” ka ndryshuar “pllakën” në lidhje me ecurinë e 4-herë kampionëve të Botës, i cili fillimisht nuk besonte.

Më tej, 62-vjeçari e hedh këtë tezën e suksesit mbi bazë të ideve se kush lojtarë duhet të jetë protagonist në formacionin kryesorë, duke i dhënë kredite edhe të rikthyerit Toni Kros:

PARASHIKIMI I MATEUS –“Kur vështroj me imtësi gjendjen e lojtarëve gjermanë, më jep shpresë se ne do të jemi ndër favoritët e ‘Euro 2024’. Gjithmonë nëse do i japim kohën dhe hapësirën e nevojshme futbollistëve më në formë të sezonit, duke lënë mënjanë emrat e rëndë.

Manul Nojer po prezanton formë të shkëlqyer dhe e meriton të jetë numri 1 në kuadrat. Nuk kemi arsye përse të zhvendosim rreshtimin taktik 4-2-3-1.

Gjermania është identifikuar nga moduli në fjalë dhe ka arritur triumfe botërore. Mbrojtjen i besoj Tah dhe Rydiger, ndërsa Kimish në të djathtë. Raum dhe Henriks janë në balotazh për vendin e titullarit në korsin e majtë, gjithsesi preferoi më shumë Raum.

Eksperienca e Kros dhe Gyndoan nuk vihet në diskutim. Pavarësisht moshës, ata po prezantojnë rendiment të lartë në klubet respektive. Florian Virc është lojtari më i mirë i Bundesligës në sezonin 2023-2024 dhe ai së bashku me Xhamal Musialën janë “arma” kryesore e ekipit të Nagelsmanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat