Kukësi ndal marshimin e Vllaznisë

Futboll

Kukësi ndal marshimin e Vllaznisë

Më: 17 mars 2024 Në ora: 16:07
Pamje nga ndeshja

Kukësi ka mposhtur Vllazninë me shifrat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Superiore. 

Pjesa e parë u mbyll pa gola pasi asnjëra prej skuadrave nuk arriti të finalizonte si duhet.

Ndërsa në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka për Kukësin. Salami e nisi me gol por iu anulua pas një prekje të topit me dorë. Sot ishte dita me fat për sulmuesin moldav, Nikolai Solodovnikov.

Ai u zhbllokua duke gjetur golin e parë në të 72-ën dhe në të 79-ën dyfishoi shifrat duke i hequr shansin e artë Vllaznisë për ti marrë kreun Egnatias.

Me këtë fitore Kukësi mbetet në vendin e fundit por ngushton diferencën me Erzenin e vendit të 9-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat