Tri mungesa kundër Kukësit

Futboll

Tri mungesa kundër Kukësit

Më: 17 mars 2024 Në ora: 12:03
Vllaznia

Vllaznia do të ketë jo pak, por tri mungesa ndaj Kukësit. Përkëtë takim, tekniku Osmani nuk do të mund të llogarisë shërbimet e Ardit Krymit, i cili u ndëshkua me karton të kuq.

Gjithashtu, mbrojtësi Geralb Smajli është ndëshkuar me katër kartonë të verdhë dhe është i pezulluar për këtë betejë.

Gjithashtu, portieri i parë, Kristi Qarri vijon të ketë probleme fizike dhenuk ka mundur të rikuperohet as për këtë betejë. Nisur nga kjo,trajneri Osmani po programon edhe lëvizjet e mundshme.

Fakt është se portieri i dytë, Jurgen Mehidri, është stërvitur meekipin ditën e djeshme dhe është opsion për të startuar ngaminuta e parë.

Në mbrojtje, në vend të Smajlit pritet të jetëSala. Ndërsa Stojanoviç, Juriç e Hakaj do të përbëjnë katërshene mbrojtjes. Treshja e mesfushës pritet të përbëhet nga Boshnjaku, Mala dhe Alivoda. Ndërkohë, në treshen e sulmit përkrah Balajt pritet të jenë Çoba dhe Gruda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat