Shkëndija barazon në konak të Vardarit, tensione dhe dy të skuqur

Futboll

Shkëndija barazon në konak të Vardarit, tensione dhe dy të skuqur

Nga: K. G. Më: 16 mars 2024 Në ora: 17:08
Pamje nga ndeshja

Shkëndija kthehet me një pikë në përballje me Vardarin e Shkupit.

Përballja mes këtyre rivalëve, ishte edhe derbi i javës së 24-të të elitës së futbollit maqedonas.

Në minutën e 16-ë Lemos shënoi për Vardarin dhe Aganspahiq në atë të 79-zë barazoi rezultatin 1:1.

Pas një përplasjeje mes sulmuesit të Vardarit, Omeragiq dhe mbrojtësit të Shkendijës, Meliqi, të dytë u ndëshkuan me kartona të  kuq (pas dy të verdhëve).

“Pas tensioneve mes lojtarëve të dy skuadrave, kaos pastaj ka shkaktuar incidenti i Meliqit gjatë rrugës për në dhomat e zhveshjes. Fatmirësisht gjithçka u qetësua shpejt dhe pas një pushimi prej pesë minutash, loja vazhdoi”, shkruan mediumi maqedonas “Ekipa”.

Shkëndija është në vend të tretë me 45 pikë e Vardari në të dhjetin me 26 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat