Malisheva ngadhënjen në Prizren, 5 pikë larg kreut

Futboll

Malisheva ngadhënjen në Prizren, 5 pikë larg kreut

Nga: K.G. Më: 16 mars 2024 Në ora: 14:48
Drilon Hazrollaj

Malisheva po tregon lojëra të mira në elitën e futbollit të Kosovës dhe si fryt i kësaj afrohen pesë pikë me liderin e kampionatit, Ballkanin e Therandës.

Malisheva ngadhënjeu me rezultat 3:0 ndaj Lirisë në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

Futbollisti Drilon Hazrollaj ka shënuar në minutën e 13-të, Etnik Brruti në atë të 70-tën dhe Agon Xhaka (86').

Hazrollaj kryeson listën e shënuesve me 19 gola e ka një më shumë se Muhamet Hyseni i Llapit.

Ballkani kryeson me 52 pikë, pasojnë Llapi me 51, Drita 49 (një ndeshje më pak), Malisheva 47 pikë dhe Liria renditet në fund me 10 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat