Qatip Osmani: Synimi i Vllaznisë mbetet i njëjtë me këdo

Futboll

Qatip Osmani: Synimi i Vllaznisë mbetet i njëjtë me këdo

Më: 16 mars 2024 Në ora: 13:27
Vllaznia

Vllaznia do ta nisë fazën e katërt dhe të fundit të kampionatit me ndeshjen që do të luajë pasditen e nesërme në Kukës ndaj skuadrës vendase. Ajo ndodhet në vendin e fundit të renditjes, por me kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës dhe fitoren në kampionat ndaj Laçit, ka treguar se ka ende ambicie për të shpëtuar sezonin.

Në Shkodër e dinë mirë këtë gjë dhe prandaj janë duke marrë masat për ta përgatitur si duhet këtë sfidë, pavarësisht edhe mungesave që do të kenë. Trajneri Qatip Osmani, në konferencën e sotme për shtyp është shprehur se objektivi mbetet i njëjti, fitorja e këtij takimi.

“Çdo ndeshje per ne është e rëndësishme. Është e vërtetë që Kukësi është në luftë për mbijetesë, por nuk duhet të ndikohemi nga ky fakt, pasi në ndeshjet e fundit Kukësi ka treguar cilësi, ka fituar kundër ekipeve kualitative, kështu që ne jemi përgatitur për një kundërshtar serioz dhe jemi të gatshëm për të dhënë maksimumin në këtë ndeshje.

Sigurisht që presim lojë të vështirë, pasi vetvetiu lufta për mbijetesë bën të vetën. Nëse marrim parasysh edhe ndeshjet e mëparshme, Kukësi nuk ka qenë indiferent ndaj kundërshtarëve” u shpreh trajneri Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat