Sommer synon të bëjë më mirë se Buffon

Futboll

Sommer synon të bëjë më mirë se Buffon

Më: 16 mars 2024 Në ora: 13:10
Sommer

Jo vetëm rekord golash të shënuar, por edhe rekord golash si i pamposhtur. Interi kërkon të vendosë rekorde në fund të sezonit, që nga pikët e fituara në total deri te golat e Lautaro Martinez, që dëshiron të bëhet shënuesi më i mirë i Serie A, pas zhgënjimit të fundit në Champions League.

Po ashtu, te zikaltrit është edhe një tjetër lojtar që ndjek rekordin absolut në Serie A, pikërisht Yann Sommer.

Portieri helvet, siç theksohet në edicionin e sotëm të “Gazzetta dello Sport”, ka 17 porta (ndeshje) të pastra (pa pësuar gol) dhe dëshiron të arrijë rekordin prej 21 ndeshjesh pa e nxjerrë topin nga rrjeta e vet, i cili për momentin i përket Buffon, Cudicini, De Sanctis dhe Rossi.

Nëse zvicerani arrin 22 porta të pastra, do të hynte si i vetmi në histori, që e bën këtë në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat