Tetova, ndeshja e 100-të me Egnatian

Futboll

Tetova, ndeshja e 100-të me Egnatian

Më: 16 mars 2024 Në ora: 12:48
Edlir Tetova

Edlir Tetova, trajneri aktual i Egnatias, arrin në përballjen me Skënderbeun në 100 ndeshje në krye të skuadrës rrogozhinase.

Ndeshja me Skënderbeun luhet këtë të shtunë në ora 17:00 në Korçë dhe karriera e Edlir Tetova si trajner nisi më 2021 tek Ulpiana, në Kosovë, skuadër të cilën e drejtoi në 29 ndeshje nga vera e vitit 2021 deri në mars të 2022, ku regjistroi 7 fitore, 9 barazime dhe 13 humbje.

Para startit të sezonit futbollistik 2022/23, Tetova mori drejtimin e Egnatias. Aventura e parë në stol te rrogozhinasit u mbyll pas vetëm 10 ndeshjesh, 4 fitoresh, 3 barazimesh dhe 3 humbjesh.

Pas drejtimit të rrogozhinasve, 40-vjeçari kaloi në Kategorinë e Parë, te Lushnja, në tetorin e 2022 për vetëm 4 takime, ku mori një fitore, një barazim dhe dy humbje. Në janarin e vitit të kaluar, zëvendësoi Shpëtim Duro në stol tek Egnatia, një rikthim që përkoi me fitimin e Kupës së Shqipërisë në edicionin 2023/24 dhe në këtë vit shpresohet titulli kampion.

Aktualisht pas 27 javësh rrogozhinasit e Edlir Tetovës po jetojnë një realitet fantastik në krye të klasifikimit me 51 pikë, dy pikë më shumë se ndjekësit më të afërt të Vllaznisë. 17 fitore, 10 barazime dhe 5 humbje kanë shënuar rrogozhinasit në të gjithë aktivitetet. Edlir Tetova shpreson që të festojë ndeshjen e 100-të në bankinën e Egnatias në mënyrën e duhur në transfertën e së shtunës ndaj Skëndërbeut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat