Llapi kërkon fitore në tavolinë ndaj Malishevës

Futboll

Llapi kërkon fitore në tavolinë ndaj Malishevës

Më: 15 mars 2024 Në ora: 12:45
Tahir Batatina

FC Llapi mund ta fitojë në tavolinë ndeshjen ndaj Malishevës, të cilët llapjanët e humbën në fushë me rezultat 2:1.

Tahir Batatina konfirmon se kanë dorëzuar ankesë dhe kërkojnë ta fitojnë me rezultat zyrtar ndeshjen e humbur në fushë ndaj Malishevës.

Kjo pasi që një futbollist i Malishevës ka pasur katër kartonë të verdhë dhe nuk ka pasur të drejtë loje.

Nëse ankesa aprovohet, atëherë Llapi mund të marrë primatin në renditjen tabelare dhe të kalojë me dy pikë Ballkanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat