De Rossi nuk ka frikë askënd: Kjo Romë i mund të gjithë

Futboll

De Rossi nuk ka frikë askënd: Kjo Romë i mund të gjithë

Më: 15 mars 2024 Në ora: 11:28
Daniele De Rossi

Roma u kualifikua mbrëmjen e së enjtes në çerekfinalet e Europa League dhe trajneri i verdhekuqve Daniele De Rossi është njeriu i momentit në Itali me paraqitjet fantastike të skuadrës, e cila deri para pak muajsh shihej në një situatë të zymtë. De Rossi ishte shumë i lumtur pas kualifikimit ndaj Brightonit, teksa u shpreh:

“Urimet u takojnë djemve që bënë pjesën më të madhe të punës në ndeshjen e parë.

Zhvilluam një sfidë ku ishim të vëmendshëm dhe treguam personalitet. Ne mund të kishim bërë më mirë nëse do të përfitonim nga kundërsulmet, por në vend të kësaj ne luajtëm me topa të gjatë.- komentoi trajneri i Romës

Më tej, Daniele De Rossi foli për shortin e së premtes në Europa League, ku Roma mund të gjejë kundërshtarë të tillë si: Milan, Liverpool, apo Bayer Leverkusen:

Tashmë kemi pasur dy ture të vështira dhe jemi gati të përballemi me të gjithë. Askush nuk do të jetë i lumtur të përballet me Romën.-mbylli deklaratën e tij tekniku italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat