Lotito mund të emërojë shumë shpejt trajnerin e ri

Futboll

Lotito mund të emërojë shumë shpejt trajnerin e ri

Më: 14 mars 2024 Në ora: 19:06
Tudor

Giovanni Martusciello do të jetë trajner i parë kundër Frosinones, më pas do të emërohet trajneri i ri. Lazio aktualisht po punon për gjetjen e një emri të përshtatshëm, që pritet të zyrtarizohet pas ndeshjes së radhës të kampionatit.

Falë pushimit që do të vijë pas raundit së 29-të të Serisë A, presidenti i bardhekatërve do të ketë kohën e mjaftueshme në dispozicion për të marrë vendimet e duhura.

Kandidati i parë është Igor Tudor i cili, shkruan “Lalaziosiamonoi.it”, këtë mbrëmje do të jetë në Romë për të takuar Claudio Lotiton.

Kontaktet me trajnerin kroat janë intensifikuar orët e fundit dhe një pikë kthese mund të vijë mbrëmjen e sotme.

Do të diskutohet për një kontratë të vlefshme të paktën deri më 30 qershor 2025 dhe nuk përjashtohet mundësia që Martusciello të rikthehet në rolin e zëvendësit pas ndeshjes së radhës.

Në plan të dytë, për momentin, është kandidatura e Gennaro Gattusos, një tjetër trajner që Lotito po e vlerëson për Lazion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat