​E shau Sanchezin e Interit, Griezmann i kërkon falje personalisht

Futboll

​E shau Sanchezin e Interit, Griezmann i kërkon falje personalisht

Më: 14 mars 2024 Në ora: 17:40
​E shau Sanchezin e Interit, Griezmann i kërkon falje personalisht

“Marca” bën të ditur se sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann e ka kontaktuar personalisht sulmuesin e Interit, Alexis Sanchez, dhe i kërkoi falje që e shau gjatë ekzekutimit të penalltive mbrëmë.

Incidenti ndodhi në çastet e fundit të humbjes së Interit nga Atletico Madridi në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.

Sanchez humbi penalltinë e tij dhe Griezmann u kap në kamera duke e quajtur reprezentuesin e Kilit një “copë m**i”.

Videoja u bë virale në rrjetet sociale, kështu që, sipas “Marca”, francezi kontaktoi personalisht Sanchezin për të kërkuar falje për sjelljen e tij jo të mirë.

Thuhet se Griezmann shpjegoi se ishte tepër i emocionuar dhe se objektivi i tij ishte të inkurajonte shokun e tij të skuadrës Jan Oblak dhe të mos ofendonte një kundërshtar. Sanchez thuhet se ka pranuar faljen e Griezmann.

Griezmann shënoi golin e barazimit në pjesën e parë, vetëm tre minuta pas golit të parë të Federico Dimarco.

Nga ana tjetër, Sanchez u fut si zëvendësues nga banka rezervë gjatë kohës shtesë, por humbi një goditje nga pika, duke kontribuar në eliminimin e Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat