Sergi Roberto ishte vendimtar

Futboll

Sergi Roberto ishte vendimtar

Më: 14 mars 2024 Në ora: 16:35
Sergi Roberto

Sergi Roberto ishte vendimtar në kualifikimin e mbrëmshëm të Barcelonës në cerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke asistuar për Lewandowskin në golin e tretë.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernández ka rekomanduar publikisht që klubi të rinovojë kontratën e tij, e cila përfundon më 30 qershor. 

Xavi nuk do të jetë më aty, por edhe drejtuesit e klubit e vlerësojnë mesfushorin.

Barça ka Sergi Roberton për vitin e ardhshëm dhe rinovimi i tij është në tavolinë . As klubi dhe as futbollisti nuk kanë caktuar afate.

Tani do të varet nga emri i ri i cili do të vijë në stolin e katalonasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat