“Plas” te Roma

Futboll

“Plas” te Roma

Më: 14 mars 2024 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Një situatë e pakëndshme ka ndodhur te Roma, me një punonjëse e klubit që u pushua nga puna për shkak të një video intime që iu shpërnda nga një futbollist i të skuadrës së Primaverës.

Arsyeja e pushimit nga puna erdhi si pasojë e “papajtueshmërisë mjedisore”, teksa avokati i punonjëses do të ngrejë padi ndaj futbollistit.

Thuhet se ky i fundit i ka kërkuar telefonin punonjëses për të bërë një telefonatë me agjentin e tij dhe më pas ka hyrë në galerinë e saj dhe ka gjetur një video ku ajo ofendonte dhe më pas e ka shpërndarë dhe te shokët e tjerë të skuadrës.

“Një video është sjellë në vëmendje të Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Drejtimi i lartë ju portretizon në mënyrë të pagabueshme duke kryer akte seksuale. Fatkeqësisht, ne e kuptojmë se kjo video është parë nga një pjesë e madhe e stafit dhe lojtarëve të klubit.

E gjithë kjo sjellë papajtueshmërinë e vazhdimit të marrëdhënies suaj të punës me mbarëvajtjen paqësore dhe të rregullt të veprimtarisë së shoqërisë”, ishte letra që klubi i dërgoi punonjëses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat