Arteta e konsideron të paprekshëm

Futboll

Arteta e konsideron të paprekshëm

Më: 14 mars 2024 Në ora: 16:25
Logo e Arsenalit

Mbrojtësi 26-vjeçar anglez Ben White ka nënshkruar sot një kontratë të re me skuadrën e Arsenal, duke e rinovuar atë deri në vitin 2028.

Kontrata e mëparshme skadonte në verën e vitit 2025, por klubi ka mbetur shumë i kënaqur nga paraqitjet e tij.

Ndaj, palët ranë dakord që ta vazhdojnë bashkëpunimin deri në vitin 2028, me opsion për ta shtyrë edhe një vit tjetër. Në tri sezone me fanellën e londinezëve, White ka realizuar 4 gola në 122 ndeshje zyrtare

26-vjeçari iu bashkua Arsenal nga Brighton në vitin 2021 dhe ka befasuar me paraqitjet e tij. ai ka luajtur edhe 4 ndeshje me kombëtaren e “3 luanëve”.

Një titullar i padiskutueshëm te skuadra e trajnerit Mikel Arteta, që i beson shumë Ben White.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat