Kukësi është “kafshata” e preferuar e shkodranëve

Futboll

Kukësi është “kafshata” e preferuar e shkodranëve

Më: 14 mars 2024 Në ora: 16:13
Pamje nga një ndeshje

Kukësi – Vllaznia është një nga duelet më interesante të javës së 28-të, takim që do të luhet në “Kukës Arena” në orën 14:00 ditën e dielë. Përballë njëra t-tjetrës vihen dy ekipe me objektiva të kundërt.

Verilindorët kanë “jetike” 3 pikët për mbijetesën dhe në shtëpinë  etyre nuk duan më hapa fals, ndërsa na krahu tjetër shkodranët janë ekipi i momentit në Superiore dhe synojnë fitoren për të tentuar edhe vendin e parë në tabelën e klasifikimit.

Një përballje mjaft e vështirë për skuadrën e Bledar Devollit, pasi sfidon kuqeblutëq që janë në momentin më të mirë të ryre. Por jo vetëm kaq, kuksianët kanë kundër edhe të kaluarën dhe duelet direkte.

Në 10 ndeshjet e fundit mes tyre në kampionat, shkodranët janë dukshëm më kryesues.

Në 6 takime janë triumfuar kuqeblutë, 3 të tjera kanë përfunduar në barazim dhe vetëm në një rast ndeshja ka shkuar në favor të verilindorëve.

12 gola ka shënuar Vllaznia dhe e kanë pësuar nga Kukësi në 5 raste.

 Edhe në ndeshjet e këtij sezoni ëhstë Vllaznia ai që dominon ndaj Kukësit. 2 ndeshje janë fituar nga kuqeblutë dhe vetëm 1 nga kuksianët. Siç duket Kukësi është “kafshata” e preferuar e shkodranëve dhe mbetet të shihet ditën e dielë nëse vendasit do t’ia dalin të fitorjnë apo statistikat mes tyre do të thellohen akoma më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat