Drita për fitore në Drenas! Ramadani: Duhet të fokusohemi në ndeshjet tona, jo tek rezultatet e rivalëve

Futboll

Drita për fitore në Drenas! Ramadani: Duhet të fokusohemi në ndeshjet tona, jo tek rezultatet e rivalëve

Më: 13 mars 2024 Në ora: 22:05
Zekririja Ramadani

Në javën e 25-të të elitës së futbollit të Kosovës, FC Drita zhvillon ndeshjen në udhëtim (Drenas) me FC Feronikeli 74, nesër (13.00), e enjte.

Para mediave foli kryetrajneri i Dritës, Zekririja Ramadani.

Ramadani tha se na pret një ndeshje me një skuadër me karakter luftarak.

"Nesër përballemi me një skuadër me një mentalitet luftarak, me një mentalitet që vet trajneri e ka imponu te futbollistët dhe e kam parë në ndeshjet e fundit që me të vërtetë japin shumë, luftojnë shumë në fushë dhe kanë një kompaktësi.

Unë gjithmonë mbështetem te kualiteti i futbollistëve të mi, te kualiteti i kolektivit.

Po e shoh dëshirën për të dhënë maksimumin nga secili futbollist në stërvitje ashtu edhe në ndeshje", ka thënë trajneri ynë.

Zekirija Ramadani tha se janë të fokusuar në ndeshjet tona dhe jo tek rezultatet e rivalëve.

"Do të mundohemi që mos sukseset e rivalëve tanë të mos i transformojmë te futbollistët tanë, sepse vetëm ne arrijmë të menaxhojmë presionin e rezultateve.

Është shumë më e lehtë për futbollistët, për ta është ndeshja e radhës dhe ju takon te japin maksimumin dhe të arrijmë objektivin tonë dhe jo t'i gëzohemi rezultateve të rivalëve tanë. Nëse ne arrijmë të marrim kreun do t'i gëzohemi arritjes sonë, jo t'i gëzohemi dështimit të tjetrit", deklaron Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat