​Turneu i trofeut ngjall emocione në qytetet nikoqire të EURO 2024

Futboll

​Turneu i trofeut ngjall emocione në qytetet nikoqire të EURO 2024

Më: 13 mars 2024 Në ora: 12:39
Foto ilustrim

Numërimi mbrapsht për në Kampionatin Evropian EURO 2024 po vazhdon, dhe me më pak se 100 ditë para finales në Gjermani, turneu i trofeut do të rrisë edhe më shumë nivelet e pritjeve.

Në prag të ndeshjes hapëse më 14 qershor, trofeu Henri Delaunay do të vizitojë të dhjetë qytetet nikoqire, duke u dhënë tifozëve një shans unik për t'u afruar me trofeun sikur vetë fituesit e mundshëm, prandaj edhe është slogani: “Të bashkuar nga trofeu”.

Turneu fillon në Stuttgart të premten e 22 marsit dhe përfundon në Munich të martën e 14 majit, saktësisht një muaj përpara se Gjermania dhe Skocia të fillojnë turneun në “Munich Football Arena.

Në këtë mes, tifozët në secilin prej qyteteve nikoqire do të kenë mundësinë të marrin pjesë në aktivitetet e organizuara nga UEFA, partnerët e saj dhe vetë qytetet.

Drejtori i turneut Philipp Lahm, ambasadorja Celia Šašić dhe maskota Albärt janë vetëm tre nga të ftuarit e shquar që do të shoqërojnë trofeun ndërsa turneu sjell momente të paharrueshme në rrugën e tij nëpër Gjermani.

Për detaje të mëtejshme rreth aktiviteteve të planifikuara në nivel lokal, qytetet pritëse do të japin më shumë informacion në kohën e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat