Laçi “braktiset” nga një titullar

Futboll

Laçi “braktiset” nga një titullar

Më: 13 mars 2024 Në ora: 11:10
Laçi

Laçi do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Erzenin në kuadër të javës së 28-të të Superiores.

Sfidë mjaft e rëndësishme për objektivat e dy ekipeve në këtë sezon, me ndeshjen që do të luhet ditën e shtunë në orën 14:00.

Në fakt është një duel direkt për mbijetesën mes dy ekipeve, me kurbinasit që aktualisht ndodhen në vendin e 7-të me 30 pikë, 4 më shumë se shijakasit që ndodhen të parafundit në klasifikim.

Skuadra e udhëhequr nga Armando Cungu do të kërkojë vetëm fitoren për të hequr qafe një rival direkt për qëndrimin në Superiore.

Nuk do ta kenë aspak të lehtë, pasi në këtë transfertë do të vuajnë mungesën e një mesfushori. Klinti Qato do të jetë mungesa e madhe e bardhezinjve ndaj shijakasve.

Mesfushori ka plotësuar nurmin 4 të kartonëve të verdhe dhe në këtë mënyrë do të duhet të ndjekë këtë sfidë nga tribuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat