​Ja sa do të përfitojë Juventusi nga Kupa e Botës për Klube 2025

Futboll

​Ja sa do të përfitojë Juventusi nga Kupa e Botës për Klube 2025

Më: 13 mars 2024 Në ora: 11:09
Juventus

Juventusi është kualifikuar për në Kupën e Botës për Klube 2025 dhe pjesëmarrja në këtë garë do t'i japë “Zonjës së Vjetër” të paktën 50 milionë euro.

Eliminimi i Napolit në raundin e 16-të në Ligën e Kampionëve nga Barcelona mbrëmë i lejoi Juventusit të kualifikohej në Kupën e Botës për Klube 2025.

Siç raportohet nga mediat italiane, përfshirë “Ilbianconero.com”, Juventusi do të merr të paktën 50 milionë euro vetëm për pjesëmarrjen në kompeticion. Sigurisht, shuma do të rritet në varësi të asaj se sa ndeshje fiton gjiganti italian vitin e ardhshëm.

Çmimi i parave për 32 klubet e përfshira në kompeticion është rreth 2.5 miliardë euro.

Juventusi i është bashkuar Interit në Kupën e Botës për Klube, duke u bërë skuadra e 10-të evropiane që kualifikohet për turneun, i cili do të zhvillohet në SHBA nga 15 qershori i vitit 2025 deri më 13 korrik 2025.

Juventus nuk mori pjesë në garat evropiane në 2023/24 për shkak të një suspendimi një sezon nga UEFA për parregullsi financiare.

Sidoqoftë, sezonet e mëparshme evropiane e lejuan Juventusin të fitonte pikë të mjaftueshme për të mposhtur Napolin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat