​Sommer e shpjegon pse Inzaghi është një përbindësh te Interi

Futboll

​Sommer e shpjegon pse Inzaghi është një përbindësh te Interi

Më: 12 mars 2024 Në ora: 18:31
Yann Sommer

Portieri zviceran, Yann Sommer ka folur për punën me Simone Inzaghin te Interi.

35 vjeçari kaloi te Interi verën e kaluar nga Bayern Munichu, në një marrëveshje që kapi shifrën e transferimit prej 6.75 milionë euro, si zëvendësim për Andre Onanan.

Sommer veçse ka më shumë se 3100 minuta aksion me Interin këtë sezon, duke mbajtur 23 herë portën e paprekur, dhe duke pranuar vetëm 15 gola në 35 ndeshje përgjatë gjithë garave.

Duke folur me prezantuesin Tommy Schmitt në podcastin “Copa TS”, Sommer diskutoi për influencën e Inzaghit te Interi.

“Si një portier, është çmenduri të luash prapa vijave. Dhe nëse dikush arrin të pasojë, unë mundohem ta bëjë punën time. Ne punojmë shumë mirë si skuadër, kjo është rezultati. Por, ndonjëherë jam i shokuar kur i shikoj statistikat. Në këto, Inzaghi është një përbindësh. Ai i kushton shumë detajeve, në çdo seancë stërvitore ai mundohet gjithmonë të nxjerrë më të mirën”, tha Sommer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat