​Këta janë tre kandidatët për ta zëvendësuar Sarrin te Lazion

Futboll

​Këta janë tre kandidatët për ta zëvendësuar Sarrin te Lazion

Më: 12 mars 2024 Në ora: 18:30
Maurizio Sarri

Lazio tani është në kërkim të një trajneri të ri, pasi që Maurizio Sarri vendosi që të jep dorëheqje sot, ndërsa janë zbuluar tri opsionet e skuadrës italiane.

Sarri dorëzoi sot letrën e dorëheqjes së tij te Lazio, në më pak se 24 orë pas humbjes 2:1 të ekipit kundër Udineses në “Stadio Olimpico".

Ndërsa Sarri gjeti sukses në dy vitet e para te Lazio, forma e ekipit filloi të bie këtë sezon, kështu duke rritur presionin te trajneri dhe lojtarët. Eliminimi në Ligën e Kampionëve nga Bayern Munichu dhe rezultatet e dobëta në Serie A ishin vendimtare në vendimin e Sarrit.

Gazetari italian, Gianluca Di Marziu ka detajuar se si Lazio ka filluar të konsiderojë opsionet për ta zëvendësuar Sarrin, duke bërë gati një listë prej tri opsioneve tejet interesante. Tommaso Rocchi, Miroslav Klose dhe Christian Brocchi janë kandidatët për postin e trajnerit te Lazio.

Lazio e ka pranuar letrën e dorëheqjes së Sarrit dhe është informuar se Klose është i gatshëm të nënshkruajë një kontratë gjashtë muajshe.

Bisedimet po vazhdojnë edhe me dy kandidatët e tjerë, pasi që presidenti Claudio Lotito dëshiron që sa më shpejtë të ketë një trajner në stolin e skuadrës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat