Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Ligës U-17 të vajzave/grave me rastin e regjistrimit të ndeshjeve konstatoi se ndeshja e javës së 12-të të Ligës së Parë të vajzave/grave në mes të KFF “Intelektualet” – KFF “Liria”, konform nenit 42 të Rregullores së Garave, me datë 12.03.2024 e nxori këtë:
VENDIM
Ndeshja e javës së 12-të të rangut garues Liga e Parë e vajzave/grave, edicioni 2023/2024 në mes të KFF “INTELEKTUALET” – KFF “LIRIA” e paraparë të zhvillohet me datë 10.03.2024 në ora 13:30 në Gjilan, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 ne favor të KFF “LIRIA” nga Prizreni.
Arsyetim
I. Bazuar në raportin e delegatit të ndeshjes, zyrtarëve të FFK-së, si dhe të dhënat nga protokoli zyrtar i ndeshjes, lidhur me rregullsinë e fillimit të ndeshjes, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, rezulton se klubi nikoqir KFF.”Intelektualet” nga Gjilani konform nenit 42 të Rregullores së Garave, ka bërë shkelje/lëshim pasi që si ekip nikoqir është i obliguar t’a përgatisë fushën për lojë dhe të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për organizimin dhe sigurimin e ndeshjes.
II. Për organizimin e ndeshjes përgjegjës është ekipi nikoqir, ku një nga detyrat e klubit nikoqir është të sigurojë shërbimin gjegjës të sigurisë. Personat për siguri duhet të jenë nga Policia e Kosovës ose nga sigurimi i licencuar nga MPB.
Gjatë ndeshjes duhet të jenë të angazhuar 2 (dy) e më shumë persona të sigurimit (përfshirë Superligën dhe Ligën e Parë).
Ekipi nikoqir e ka prezantuar dëshminë se është përpiluar kërkesa për njoftimin e Policisë, mirëpo e njeta nuk është dorëzuar në Polici, kërkesa nuk është e protokoluar nga ana e Policisë së Kosovës për ndeshjen e paraparë të zhvillohet në Gjilan me datën 10.03.2024 në ora 13:30 në kuadër të javës së 12-të të Ligës së Parë të vajzave/grave, njfoton Federata e Futbollit e Kosovës, Komisioni i Garave i FFK-së.