Një shqiptar në stafin teknik të Watfordit

Futboll

Një shqiptar në stafin teknik të Watfordit

Më: 12 mars 2024 Në ora: 16:57
Stafi i Watfordit

Një shqiptar bëhet pjesë e stafit teknik të Watfordit në Chanmpionship. Bëhet fjalë për 34-vjeçarin me origjinë nga Peqini, Armand Kavaja, i cili do të jetë bashkëpunëtor i ngushtë i trajnerit Tom Cleverley, i cili ka qenë një zgjidhje e brendshme e klubit pas largimit të Valérien Ismaël për shkak të rezultateve të dobëta (u shkarkua pas humbjes së fundit 1-2 përballë Coventry-t).

Tom Claverly do të ketë si asistent të tij, përveçse Armand Kavajën, edhe Damon Lathrope, ndërsa Jimmy Gilligan merr rolin e Konsulentit Teknik.

Të tre emrat e sipërpërmendur kanë punuar gjatë në klubin e Watfordit në role të ndryshme dhe në periudha të ndryshme.

Kavaja ka trajnuar në një sërë pozicionesh për klubin, duke ndihmuar në zhvillimin dhe rritjen e lojtarëve në nivelin U-18.

Watfordi aktualisht renditet në vendin e 14 në Championship, 14 pikë larg zonës play off.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat