Llapi në Malishevë

Futboll

Llapi në Malishevë

Më: 12 mars 2024 Në ora: 16:30
Llapi

Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë në mesjavë me ndeshjet e javës së 25-të.

Kryendeshja e xhiros do të zhvillohet ndërmjet Malishevës dhe Llapit në stadiumin ”Liman Gegaj”, ku gjyqtar kryesor do të jetë Genc Nuza.

Takim tjetër interesant do të zhvillohet edhe ndërmjet Prishtinës e Dukagjinit, ku Lirim Jashari do ta thotë fjalën kryesore në këtë përballje.

Dueli mes Gjilanit dhe Lirisë do të gjykohet nga Mentor Ajeti, kurse në ndeshjen mes Fushë Kosovës dhe Ballkanit, gjyqtari kryesor është Dardan Çaka.

Në Drenas, Feronikeli ’74 e pret Dritën dhe Alban Shala do ta ndajë drejtësinë në këtë lojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat