Trajneri i njohur italian jep dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës

Futboll

Trajneri i njohur italian jep dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës

Më: 12 mars 2024 Në ora: 15:38
Mauricio Sarri

Mauricio Sarri nuk është më trajneri i Lacios, me teknikun italian që ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës së Serisë A pas humbjes me Udinezen.

Kjo ishte disfata e katërt radhazi që bardhekaltrit kanë marrë në të gjitha kompeticionet, duke sjellë vendimin e teknikut italian.

Ende nuk ka asnjë detaj nga ky vendim i Sarrit, teksa klubi ka nisur punën për të gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij.

Siç bëjnë me dije mediat italiane, emrat më të përfolur janë Tomaso Roki, Miroslav Klose dhe Anxhelo Greguçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat