Goditi me kokë futbollistin e Veronës

Futboll

Goditi me kokë futbollistin e Veronës

Më: 12 mars 2024 Në ora: 14:11
Roberto D’Aversan

Shkualifikim i konsiderueshëm për Roberto D’Aversan, edhe pse, për të thënë të vërtetën, shumë më pak i rëndë nga sa pritej. Ish trajneri i Lecces, i cili u shkarkua nga detyra këtë të hënë, pasi bëri një veprim të çmendur duke goditur me kokë Thomas Henry, pas ndeshjes së Lecces me Veronën, që kishte përfunduar në barazim 0-0, u ndëshkua me 4 ndeshje pezullim nga Gjykatësi Sportiv i Serisë A.

Trajneri i pushuar nga Lecce për rezultatet zhgënjyese, por edhe për këtë gjest, do të shlyejë gjithsesi pezullimin duke qenë teknikisht i federuar nga klubi puljez, ndërkohë që D’Aversa u dënua edhe me një gjobë prej 10 mijë eurosh.

Në motivimin e vendimit shkruhet: “Për shkak se në përfundim të ndeshjes, në terrenin e lojës, ka goditur me kokë në fytyrë një futbollist të skuadrës kundërshtare”.

Ndërkohë nuk ka shpëtuar pa u ndëshkuar me një javë pezullim  edhe vetë Henry i Veronës, i cili ishte përjashtuar në finalen e ndeshjes me Leccen, dhe sipas gjykatësit sportiv në Itali lojtari ka pasur një “sjellje provokuese, që ka krijuar tension”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat