Tre yje bëhen gati për “Saudi Pro League”

Futboll

Tre yje bëhen gati për “Saudi Pro League”

Më: 12 mars 2024 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Vështirësitë financiare të Barcelonës mund të ndihen më pak gjatë merkatos së verës pasi në “ndihmë” të klubit katalan mund të vijnë skuadrat e Arabisë Saudite.

Mësohet se Laporta po gjen blerës për tri yje të skuadrës në mënyrë që të “financojë” merkaton për sezonin e ri. Thuhet se në dalje janë emra si Rafinja (27 vjeç), Zhyl Kunde (25 vjeç) dhe Ferran Torres (24 vjeç).

Për brazilianin e interesuar është skuadra e Totenhem, e cila ka ofruar deri në 70 milionë euro.

Presidenti i Barçës po merr kohë pasi shpreson në një ankand të mundshëm ku mund të futen edhe skuadrat saudite, të cilat mund të ofrojnë edhe më shumë.

Të njëjtin skenar Laporta ka përgatitur edhe për Kynde dhe Torres, të cilët nuk janë më në planet e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat