​A është pezulluar renovimi i stadiumit? Flet drejtori i sportit në Gjilan

Futboll

​A është pezulluar renovimi i stadiumit? Flet drejtori i sportit në Gjilan

Më: 11 mars 2024 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Mediat lokale në Gjilan kanë raportuar sot për një pezullim të vendimit për rinovimin e stadiumit të qytetit në Gjilan nga Zyra e Prokurimit.

Në lidhje me këto lajme, media ka kontaktuar me drejtorin e Drejtorisë së Sportit në Gjilan, Kushtrim Zeqiri i cili ka thënë se deri më tani nuk është i njoftuar me këtë çështje.

“Nuk jam në rrjedha me këtë çështje, tani kam një takim dhe pastaj do të informohem rreth situatës”, ka thënë shkurtimisht Zeqiri në një përgjigje për KosovaPress.

Ndryshe, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ndarë një buxhet prej 15 milionë euro për rinovimin e këtij stadiumi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat