Renditja në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B

Futboll

Renditja në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B

Nga: K. G. Më: 10 mars 2024 Në ora: 17:02
Ferizaj

Ferizaj kryeson me 41 pikë në Grupin B të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, grupi B.

Kika e Hogoshtit është në fund me 13 pikë pas javës së 18-të.

Ferizaj e fitoi derbin me rezultat 4:1 ndaj Vjosës. 

“Një fitore e madhe dhe shumë e rëndësishme e arritur sot kundër Vjosës, me golat e Betim Haxhimusës, Çlirim Avdullit dhe dy golat e Erion Sadriut.

Një dominim nga fillimi i ndeshjes, por që nga një pakujdesi kundërshtari arriti të shënonte. Disavantazhi nuk i zbrapsi lojtarët tonë dhe pas aksioneve të mira ne arritëm të shënojmë 4 gola deri në përfundim të takimit.

Kjo fitore na dërgon në vendin e parë dhe si lider i ri në ligë.

Kjo fitore është meritë e lojtarëve, stafit dhe gjithë atyre që punojnë vazhdimisht në rrugën e suksesit.

Për fund, por jo për nga rëndësia, një falënderim të madh për UJQIT që nuk u ndalën asnjëherë sot dhe gjithë të pranishmëve në Stadiumin e Qytetit.

Vazhdojmë në rrugën tonë, me misionin e vetëm, rikthimin në SUPERLIGË”, njofton FC Ferizaj.

Ferizaj kryeson me 41 pikë, pasojnë Prishtina e Re me 40, Vjosa 37, Ulpiana 34, Ramiz Sadiku 22, 2 Korriku 18, Flamurtari 18, Vushtrria 17, Vllaznia 14 e Kika 13 pikë.  

Grupi B

2 Korriku - Kika 4:2
Ramiz Sadiku - Prishtina e Re 2:2
Flamurtari - Vushtrria 1:0
Ferizaj – Vjosa 4:1
Ulpiana – Vllaznia 2:0

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat