Feronikeli 74 me pikë të plota, për Lirinë nuk shpëtim 

Futboll

Feronikeli 74 me pikë të plota, për Lirinë nuk shpëtim 

Më: 10 mars 2024 Në ora: 14:53
Ibrahim Cërvadiku

Feronikeli 74 nga Drenasi ka marrë pikë të plota në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

Skuadra nga Drenasi ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Lirisë, në takimin e javës së 24-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Ndeshjen e përcollën rreth 400 shikues.

Nuk ka shpëtim për Lirinë, kjo humbje e fundosi edhe më shumë.

Portieri i Lirisë, Stive Frashëri ka pritur penalltinë e Avdylit në minutën e 45+2.

Në minutën e 48-të Robert Rrahmani dhe Ibrahim Cërvadiku në atë të 71-tën, shënuan për fitoren e Feronikelit.

Liria është në vend të dhjetë (e fundit) me 10 pikë dhe Feronikeli 74 në të shtatin me 26 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat