Telashe dëmtimesh për Interin

Futboll

Telashe dëmtimesh për Interin

Më: 10 mars 2024 Në ora: 12:16
Logo e Interit

Interi ka fituar përballë Bolonjës me rezultatin 1-0 dhe ka çuar në 18 pikë diferencën në Serinë A.

Por SImone Inzagi nuk do të jetë shumë i qetë në këto ditë, pasi para ndeshjes me Atletiko Madrid, mund të humbasë dy elementë të rëndësishëm për grupin zikaltër.

Gjatë kësaj ndeshje, Karlos Augusto dhe Marko Arnautoviç u desh të linin fushën e lojës për shkak dëmtimesh. I pari ndjeu shqetësime muskulore në pulpën e këmbës dhe u zëvendësua në pushimin e ndeshjes, ndërsa i dyti u ndal duke shtrënguar pjesën e pasme të kofshës në fundin e duelit, teksa kërkoi menjëherë asistence mjekësore.

Problemet muskulore të dy lojtarëve padyshim që shqetësojnë zikaltrit dhe stafi mjekësor ka vendosur që gjatë ditës së hënë, të dy t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore më të hollësishme për të përcaktuar shkallën e këtij dëmtimi dhe për të mësuar me saktësi nëse mund të jenë të gatshëm për udhëtimin drejt Spanjës.

Si Karlos Augusto, ashtu edhe Arnautoviç, kanë qenë alternativa të rëndësishme për Interin në këtë sezon dhe mungesa a tyre do të ishte problematike në një ndeshje shumë delikate si ajo ndaj Atletiko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat