Sulmuesi shqiptar shënoi përsëri, zbulohet shpejtësia marramendëse e topit

Futboll

Sulmuesi shqiptar shënoi përsëri, zbulohet shpejtësia marramendëse e topit

Më: 9 mars 2024 Në ora: 19:24
Pamje nga ndeshja

Rei Manaj vazhdon të shënojë gola spektakolarë me goditje dënimi.

Sulmuesi shqiptar ka realizuar sot përsëri me një gjuajtje të tillë në ndeshjen që Sivaspor humbi me shifrat 2:1 përballë Alaniaspor.

Një gjuajtje e jashtëzakonshme, e bazuar te forca e goditjes së lojtarit e cila kaloi murin dhe nuk i dha kohë të reagonte portierit kundërshtar.

Ky i fundit nuk kishte se si, pasi gjuajtja e Manajt ka qenë me një shpejtësi marramendëse.

Sipas “beIN Sports”, është përllogaritur se shpejtësia e goditjes së tij kishte qenë 135 km/orë.

Një statistikë mbresëlënëse për sulmuesin shqiptar i cili është kthyer në një nga protagonistët kryesorë të kampionatit dhe ka tërhequr vëmendjen e skuadrave më të njohura turke që janë gati të blejnë kartonin e tij nga Sivaspor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat