Sylvinho e dëshiron në Kombëtare, sulmuesi shqiptar asiston kundër Bayern Munihu

Futboll

Sylvinho e dëshiron në Kombëtare, sulmuesi shqiptar asiston kundër Bayern Munihu

Më: 9 mars 2024 Në ora: 16:32
Pamje nga ndeshja

Brajan Gruda është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Mainz, po luan në transfertë përballë Bayern Munich.

Pjesa e parë e ndeshjes së vlefshme për javën e 25-të të Bundesligës gjermane është momentalisht me rezultatin 2-1 në favor të bavarezëve.

Por Gruda ishte pikërisht ai që asistoi në golin e vetëm për të tijët.

Në një goditje dënimi nga një distancë e konsiderueshme, mjaftoi prekja e talentit shkodran që t’i hapte rrugën golin të shënuar nga Amiri.

Kujtojmë që gjithashtu, 19-vjeçari është një dëshirë e madhe e Sylvinhos.

Trajneri brazilian po mundohet prej kohësh që ta bindë Grudën që të bashkohet me Kombëtaren shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat