Capello: Më mjaftuan pak minuta për të kuptuar afësitë e tij!

Futboll

Capello: Më mjaftuan pak minuta për të kuptuar afësitë e tij!

Më: 9 mars 2024 Në ora: 16:00
Capello

Daniele De Rossi po i bën të gjithë për vete në këtë fillim të eksperiencës së tij me Romën. Legjenda e kryeqytetasve ka rikthyer buzëqeshjen në radhët e verdhekuqve duke e kthyer skuadrën te rezultatet pozitive në kampionat, por edhe në Europa League.

Elozhet për De Rossin po vijnë nga të gjitha anët dhe së fundmi është Fabio Capello që komplimenton ish-lojtarin e tij. 77-vjeçari shprehet se De Rossi di si t’i motivojë lojtarët e tij ndërsa shtoi zbuloi edhe një histori në kohën kur e kishte De Rossin lojtar.

“Te Roma në kohën time kishim dy lojtarë të rinj me shumë perspektivë, Aquiliani dhe De Rossi. Unë mendoja se Aquiliani ishte disi më para se De Rossi dhe e aktivizova në një ndeshje të Kupës së Italisë në verë.

De Rossin e lashë në stol dhe e testova më pas gjatë ndeshjes. U fut në fushë me shumë personalitet, pa frikë. Bëri që për shumë pak minuta unë të ndryshoja idetë. Në fund të asaj ndeshje i thashë drejtuesve se De Rossi nuk ka nevojë të largohet për të fituar eksperiencë, iu thashë se ai ishte gati. Dërguam Aquilianin në huazim.

Tani edhe si trajner, De Rossi më përçon të njëjtën energji, ka kuptuar gabimet që ka bërë me Spal-in. E zëvendësoi Mourinhon pa asnjë lloj ndrojtje, mjafton të shohësh rezultatet e skuadrës. I kuptoi shpejt problemet që kishte Roma dhe i zgjidhi ato, e menaxhon shumë mirë skuadrën dhe sidomos individë të veçantë.

Transmeton besim te lojtarët. Shfrytëzoi kalendarin për t’i bërë lojtarët të besojnë tek ai. De Rossi edhe si lojtar ishte trajner në fushë, ashtu siç ndodh me pjesën më të madhe të lojtarëve që luajnë në rolin e mesfushorit. De Rossi e lexon shumë mirë ndeshjen tani që është në stol, di ta ndryshojë një ndeshje dhe e lexon mirë kundërshtarin”, u shpreh Capello.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat