Manaj i jashtëzakonshëm

Futboll

Manaj i jashtëzakonshëm

Më: 9 mars 2024 Në ora: 13:13
Rey Manaj

Sivasspori përballë Alanyasporit. Rey Manaj kundër Fidan Alitit dhe Florent Hadërgjonajt.

Të tre titullarë.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e radhës në Superligën turke, të 15-n me fanellën e Sivassporit.

Ishte minuta e 64′ kur 26-vjeçari ndëshkoi skuadrën kundërshtare, duke barazuar përkohësisht rezultatin në 1-1.

Manaj po kalon një periudhë fantastike, duke shënuar rregullisht me skuadrën e Sivassporit. Madje gola shumë të bukur.

Për momentin, vetëm Edin Dzeko (18) i Fenerbahces ka shënuar më shumë se lushnjari në kampionatin turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat