“Pagoi 10 milionë lira nga xhepi”, presidenti i Besiktasit zbulon detaje nga transferimi i Ernest Mucit

Futboll

“Pagoi 10 milionë lira nga xhepi”, presidenti i Besiktasit zbulon detaje nga transferimi i Ernest Mucit

Më: 9 mars 2024 Në ora: 10:53
Ernest Muci dhe Huseyin Yucel si dhe Hasan Arat

Presidenti i klubit Besiktas, Hasan Arat ka dhënë detaje rreth transferimit të Ernest Mucit. Hasan Arat raportoi se Huseyin Yucel pagoi më shumë se 10 milionë lira komision menaxher për transferimin e Mucit.

Hasan Arat bëri deklaratat në mbledhjen e parë të zakonshme të Bordit të Këshillit të Klubit Besiktas në vitin 2024. Ai ka shpjeguar detajet e transferimit të Ernest Mucit në Stamboll.

Duke thënë se menaxheri i Ernest Mucit kërkoi 10 për qind komision, Hasan Arat raportoi se nënkryetari i klubit, Huseyin Yucel ka paguar mbi 10 milionë lira nga xhepi i tij.

“Menaxheri na kërkoi një komision 10 për qind për transferimin e Ernest Mucit. Ne thamë se nuk mund të japim më shumë se 5 për qind në përputhje me ligjin e sportit”.

“Huseyin Yucel Beu dha pjesën tjetër. 5 për qind, pra mbi 10 milionë lira nga xhepi i tij. Nuk i ka dhënë lekë hua klubit, i ka dhuruar, e falënderoj”, ka thënë Arat.

Ndryshe, 10 milionë lira turke llogariten të jenë rreth 280 mijë euro.

Muci nga ana tjetër është kthyer në një lojtar titullar te klubi turk dhe njëri nga të preferuarit e tifozëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat