Drita ndeshet me Prishtinën

Futboll

Drita ndeshet me Prishtinën

Më: 8 mars 2024 Në ora: 22:38
Pamje nga një ndeshje

Nesër nga ora 13:00 në Gjilan, Prishtina takohet me Dritën vendase në kuadër të javës së 24-të.

Dy skuadrat, momentalisht me ambicie të ndryshme, ku në këtë edicion kanë fituar ndeshjet në fushën vendase ndaj njëra tjetrës.

Drita që ka rezultate pozitive më të mira në 10 përballjet e fundit me 6 fitore, 2 barazime dhe 2 fitore të kryeqytetasve. Fitorja e Prishtinës në vjeshtë me golin e Blesës, vinte pas tre humbjeve rresht.

Gjilanasit gjatë viteve 2017-2019 kanë pasur fazë pozitive ndaj Prishtinës, në pesë ndeshje kishte arritur 3 fitore e 2 barazime, por më pastaj ishte sërish Prishtina e cila nga 12 përballje rresht kishte pësuar vetëm një humbje përkundër 5 barazimeve dhe 6 fitoreve (2019-2021).

Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani synon kreun e tabelës kurse kryeqytetasit, fitorja e mban me shpresa të mëdha për vendin e 4-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat