Fitorja e 10-të radhazi

Futboll

Fitorja e 10-të radhazi

Më: 8 mars 2024 Në ora: 21:53
Pamje nga ndeshja

Galatasaray ka regjistruar fitoren e dhejtë radhazi, duke vazhduar kështu rrugën për të mbrojtur titullin e kampionit në Superligën e Turqisë.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të, skuadra e drejtuar nga Okan Buruk triumfoi me shumë lehtësi ndaj Rizesporit,

Ky takim u mbyll me rezultatin 6:2. Derrick Kohn (9′) hapi serinë e golave për vendasit, për të vazhduar pastaj me Lucas Torreira (31′).

Më pas ishte radha për shkëlqimin e Kerem Demirbay (40′, 45′, 64′ penallti) duke shënuar het-trik, teksa krejt në fund shënoi edhe Mauro Icardi (85′).

Për Rizesporin golat u shënuan nga Casper Hojer (38′) dhe Ibrahim Olawoyin (61′).

Te mysafirët u aktivizua edhe Altin Zeqiri. Reprezentuesi i Kosovës hyri si zëvendësues me të filluar pjesa e dytë.

Galatasaray pas kësaj fitore ka 78 pikë në krye të tabelës, tani pesë më shumë se Fenerbahce, që mban pozitën e dytë. Por, Fenerbahce momentalisht ka një ndeshje më pak,

Rizespori ndodhet në pozitën e shtatë me 39 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat