Kukësi luan finalen për trenin e fundit në Superiore këtë javë

Futboll

Kukësi luan finalen për trenin e fundit në Superiore këtë javë

Më: 8 mars 2024 Në ora: 17:20
Partizani

Kukësi mori një triumf të bujshëm kundër Partizanit në Kupën e Shqipërisë.

Vendi i fundit në Superiore, arriti që të kalojë pretendentët për titullin kampion dhe kështu arriti në fazën gjysmëfinale.

Megjithatë festa ka përfunduar dhe lufta e vërtetë për verilindorët fillon nga kjo javë.

Për momentin Kukësi ka 19 pikë dhe është 11 pikë larg Laçit që ndodhet në vendin e 7, në zonën e qetë ku shpëton nga rënia.

Ndeshja e radhës për Kukësin do të jetë pikërisht ajo kundër Laçit.

Nëse arrijnë që të fitojnë, do të hapnin një histori të re dhe të shtonin kaosin në vendet e fundit, për të shtuar garën sa i përket mbijetesës.

Por nëse Laçi do të fitojë këtë përballje, do të ishte një goditje e madhe për Kukësin që do t’i largohej mundësisë për të qëndruar në elitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat