De Rossi flet për të ardhmën e tij te Roma

Futboll

De Rossi flet për të ardhmën e tij te Roma

Më: 7 mars 2024 Në ora: 22:48
Daniele De Rossi

Nga ardhja e tij në krye të klubit, legjenda e Romës, Daniele De Rossi ka arritur të rikthej Romën në një skuadër të frikshme për kundërshtarët.

Sa të frikshme ka arritur të bëj ky njeri Romën, tregon ndeshja sonte në Europa League ku romakët e shkatërruan totalisht skuadrën e Brighton, me rezultat 4-0.

Duke parë ecurinë fantastike që nga ardhja e trajnerit italian, pas ndeshjes i pyetur rreth qëndrimit të tij, ai është përgjigjur me mjaftë maturi.

“Është gjëja e fundit në mendjen time, po bëj një punë që më pëlqen, në një vend që më pëlqen, me kënaqësitë që nuk e dija se do të dilja prej saj në kaq pak kohë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat