Suhareka kaloi në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës pas fitores ndaj Vjosës të enjten gjatë ditës.
Fitorja 1:0 dhe avancimi tutje, për trajnerin e Suharekës, Arsim Thaçi, është sukses i jashtëzakonshëm.
“Ndeshjet e tilla janë një lloj finale dhe në këtë nivel nuk ka favorit. I gëzohem fitores.
Fituam me vështirësi, me rezultat minimal, por është fitore shumë e rëndësishme.
Lojtarët treguan karakter.
Është sukses i jashtëzakonshëm. Në pjesën e dytë, angazhimi nga lojtarët ishte maksimal dhe kjo solli fitoren”, ka thënë trajneri Thaçi.