Manaj i dhuron tri pikët skuadrës kazake

Futboll

Manaj i dhuron tri pikët skuadrës kazake

Më: 7 mars 2024 Në ora: 12:56
Manaj

Arb Manaj shënon golin e parë në Kazakistan. Sulmuesi nga Klina u huazua në fundin e muajit janar nga Drita te Zhenis Astana, skuadër së cilës i dhuroi sot fitoren e parë në kampionat.

Zhenis fitoi 1-0 duelin e javës së dytë përballë Shakhter Karagandy. Me golin që u realizua nga Manaj në fundin e pjesës së parë.

25-vjeçari debutoi me kombëtaren e Kosovës në qershorin e vitit 2020. Deri tani numëron tri ndeshje dhe një gol me dardanët.

Pjesa e Zhenis është bërë edhe Iljasa Zulfiu, 25-vjeçari shqiptar nga Lugina. I cili deri në janar ishte pjesë e Dukagjinit në Kosovë.

Njësoj si edhe Manaj, Zulfiu ia ka luajtur si titullarë të dy takimet e para të kampionatit kazak me Zhenis Astanën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat